COVID-19 në vend, 2 raste të reja asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

Asnjë humbje jete nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë ndërsa nga 80 testime, vetëm 2 qytetarë kanë rezultuar pozotiv me Covid-19.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 14 qytetarë.

Njoftimi i MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë: 80 testime, 2 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 14 të shëruar në 24 orët e fundit. 12 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 80 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2 qytetarë, në Bashkitë: Nga 1 qytetarë në Kamëz dhe Fier. Janë 168 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,659 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 12 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 80
Testime totale 2,013,068
Raste pozitive 332,421
Raste të shëruara 328,659
Raste Aktive 168
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 123
Vlorë 12
Fier 11
Gjirokastër 7
Berat 5
Shkodër 3
Lezhë 3
Durrës 2
Elbasan 2


Shtuar 12.12.2022 18:05