Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico, në një deklaratë pas mbledhjes së Komitetit Teknik ka bërë një përshkrim të situatës Covid në vendin tonë.
Pjesë nga deklarata e Ficos:
Ashtu siç e kemi bërë çdo herë, do të bëjmë një analizë të të dhënave, mesatarja javore e rasteve pozitive ka shkuar në 138, inicdenca javore ka shkuar në 108, për 5 apo 6 javë kemi bërë re një zbritje të incidencës, mesatarja e rasteve ditore ka shkuar në 172.
25 mijë e 668 është numri i personave që janë aktualisht pozitiv me Covid 19, fataliteti është më i lartë në radhët e meshkujve. Ka një ulje të numrit të shtrimit në spitale 178 të shtruar, spitali 3 dhe 4 nuk ka pacientë për momentin.
Ulja e numrit të shtrimeve shoqërohet me ulje të numrit të personave që janë në terapi intesive dhe në intubim. Ka pasur një ndryshim të qënësishëm edhe sipas vendeve, Tirana ka një dëndësi të madhe, por Gjirokastra, Korça dhe Berati vinë pas me numrin e rasteve, të cilat po i mbajmë në vëzhgim duke asistuar që të shtojmë numrin e testimeve dhe vaksinimeve.
Brataj: Të gjithë indikatorët janë në përmirësim, janë rënë. Thirrjet janë 2 mijë nga 1 mijë e 200 që kanë qënë. Kërkojnë informacion për vaksinat. Për vizitat kemi rënë poshtë në 300. Për covidin janë vetëm 38. Javën e fundit janë shtuar disa qyteza të vogla. Dhe aty kemi bërë vizita. Nga grumbullimi i njerëzve kjo mund të jetë arsye. Do këshillonim që të kenë kujdes, me maskat.