Covid-19 i mori jetën, Eros Grezda publikon mesazhet e fundit me mjekun e ndjerë të Kombëtares

Një lajm i hidhur ka ardhur ditën e sotme për sportin dhe veçanërisht për futbollin shqiptar. Fizioterapisti i Kombëtares tonë, Ylli Mihali ka humbur betejën me koronavirusin në moshën 55-vjeçare.

Pas këtij lajmi kanë qenë të shumtë ata që kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e madhe, ndër të cilët edhe futbollisti Eros Grezda.

“U prehsh në paqe Yll. Njeriu me shpirtin më të pastër që kam njohur”, ka shkruar Grezda krahas fotos së mjekut të Kombëtares.

Po ashtu, mes dhimbjes së madhe ai ka publikuar dhe fjalët e bisedës së fundit me të ndjerin.

Ylli Mihali: Të marrsha të keqen, kështu të dua. Do t’i shkelësh me këmbë

Eros Grezda: Kismet zemra ime, të dua shumë dhe më mungon.

Ylli Mihali: Kam besim te ty vllai. Edhe mua më mungon, po jam i bindur se do të takohemi shpejt.

Lajmin e trishtë të humbjes së Mihalit e ka konfirmuar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka nëpërmjet një postimi në Facebook.


Shtuar 13.09.2021 16:14