Kompania Merck & Co njoftoi se Agjencia Evropiane e Barnave ka nisur vlerësimin e ilaçit eksperimental për trajtimin Covid-19.
Nëse autorizohet, Merck do të jetë ilaçi i parë antiviral oral që trajton sëmundjen tek të rriturit në Bashkimin Evropian.
Kujtojmë se të dhënat nga faza e tretë e provave klinike të paraqitura nga Merck , treguan se ilaçi uli me rreth 50% shanset e pacientëve të diagnostikuar së fundmi me Covid, për t’u shtruar në spital./albeu.com