Çollaku thërret Ramën në Interpelancë: A besoni se ndarja e Veriut të Kosovës është zgjidhje për paqen me Serbinë?

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ishte i pari që mori fjalën në seancën e sotme plenare ku do diskutohet për Kosovën. Ai ka thirrur në Interpelancë kryeministrin Rama, të cilit i kërkoi disa përgjigje lidhur me situatën në veri të Kosovës, ku më 24 shtator 2023 në orët e para të mëngjesit një grup terrorist, në formacion dhe i uniformuar ushtarakisht, në Zveçan pranë Manastirit të Banjskës, sulmoi një patrullë policore të policisë së Kosovës duke vrare një oficer policie, rreshterin Afrim Bunjaku, dhe plagosur dy të tjerë, shkruan albeu.com.

Çollaku: Motivi që ju kam thirrur sot shkon përtej betejave politike. Ky Parlament ka të drejtë të sqarohet për disa qëndrime tuaja dhe të qeverisë suaj në raport me Kosovën. Në datën 19 qershor ju në Twitter, duke iu shtuar radhës të atyre që kishin vënë në n presion kryeministrin Kurti keni deklaruar” Albin dil nga vetëizolimi, deeskalo situatën, tërhiq forcat sociale ose në të kundër rrezikojmë të kemi një republikë të KFOR në veri të Kosovës. Më 24 qershor, një komando e armatosur serbësh tentuan të sulmojnë pjeën veriore të Mitrovicës.

Pas kësaj ju keni kërkuar nga KFOR-i të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Kjo do të ishte një hap drejt ndarjes së Veriut të Kosovës. Më pas në një intervistë, keni deklaruar se Veriu i Kosovës është “një tokë pa zë”. Zoti kryeminsitër nëse do më thoni se këto janë lapsuse apo gafa politike, kjo Interpelancë do mbyllej këtu. Shqetësimi im është tjetër, sepse të kombinuara me njëra-tjetërn, lënë hapësirë për të dyshuar ose për t’iu pyetur nëse ju e besoni se ndarja e Kosovës mund të jetë një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë. Një zgjidhje e qëndrueshme?  Pra ndarja apo shkëmbimi i territorit mes Serbisë dhe Kosovës. A besoni se në këto kushte mund të hapej loja e kufijve në Ballkan? Ka shumë diplomatë të huaj që janë të familjarizuar me tezën se ndarja e Kosovës mund të jetë zgjidhja permanente e zgjidhjes së krizës? ? A mund t’ia deklaroni këtë shqiptarëve? Apo duhet të sqaroni publikun shqiptar që këto ide do të jenë të papranueshme, për ju Kosovën dhe popullin./Albeu.com. 


Shtuar 12.10.2023 10:26