Çoi fëmijët në shkollë, polici kthehet në shtëpi dhe vret gruan

E paimagjinueshme është tragjedia e ndodhur paraditen e së martës në Kalamaria të Selanikut, ku një polic 38-vjeçar qëlloi dhe vrau gruan e tij 42-vjeçare.

Sipas informacioneve, krimi ka ndodhur rreth orës 08:15 të mëngjesit, në rrugën Komninon 27, në një banesë në katin e 6-të në zonën e Kalamarisë.

Policia është njoftuar nga fqinjët për një incident me armë zjarri në banesën e katit të 6-të. Sapo mbërriti policia, ata gjetën kufomat.

Autori kishte çuar dy fëmijët e tij në shkollë pak para krimit tw rwndw.

Sipas informacioneve në repartin Y.T.E.B.E ka shërbyer efektivi i policisë  L.M. (Nëndrejtoria e Aplikacioneve Teknike të Greqisë së Veriut), ndërkohë që nuk kishte armë shërbimi.

38-vjeçari ka qëlluar me karabinë 42-vjeçaren, duke e plagosur për vdekje në bark.


Shtuar 12.09.2023 10:18