Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një bandë shqiptare të trafikut të drogës në Spanjë.
Mediet në vend raportojnë se si pasojë e megaoperacionit anti drogë janë arrestuar pesë shqiptarë, pjesëtarë të bandës, ndërsa janë sekuastruar 4.300 kilogramë kokainë.
Kokaina ishte fshehur në një ngarkesë me banane që mbërriti të premten e kaluar në një magazinë në Llano del Espartal. Kjo sasi kokaine është më e madhja e kapur deri më sot në provincën e Alicante-s.
Policia Kombëtare bën me dije se rrjeti i trafikut menaxhohej nga shqiptarë, të cilët kishin sy synim që të shpërndanin drogë në vende të Europës./albeu.com/