Pas rritjes deri në 265 lekë/liter ditën e djeshme, çmimi i nafës ka shënuar një tendencë të lehtë uljeje gjatë ditës sotme, për herë parë që nga momenti kur filloi rritja.
Çmimo sot ka shkuar mesatarisht në 243 leke/litër. Brenda javës, karburati në Shqipëri u rrit me 30%, duke prekur shifra rekord, gjithësesi pas kësaj ulje të lehtë mbetet ende 26.5% më i lartë se një javë më parë.
Në bursat ndërkombëtare çmimet e naftës kanë zbritur në 113 dollarë për fuçi, pasi kaluan mbi 130 dollarë ditën e djeshme, pas lajmit se SHBA-të ndaluan importet e naftës nga Rusia. Por, deklarata e OPEC se do të rrisin prodhimin ka qetësuar tregjet, duke sjellë dhe rënien e naftës në nivelet e para fillimit të luftës.
Në tregun vendas, nafta u shtrenjtua në 192 lekë kur arriti mbi 90 dollarë në bursa dhe arriti në 250-260 lekë në ditën që ajo shkoi në 130 dollarë. Ndërsa tani që ari i zi ka zbritur në 113 dollarë, karburanti vijon të tregtohet afër niveleve maksimale historike.
Ndonëse rritja e kaburanteve në tregjet ndërkombëtare reflektohet shumë shpejt, përvoja ka treguar se ulja e tyre në tregun vendas është më e ngadaltë, kur e njëjta gje ndodh në bursa.