Presidenti llir Meta ka reaguar së fundmi me shqetësim për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës në vendin tonë.
Meta shprehet se edhe pse Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me rajonin, rritja e çmimeve nuk ndalet.
Sipas tij çmimet i vendosin oligarkët dhe jo tregu, ndaj ekonomia nuk t’u lihet në dorë aventurierëve.
Me nivelin më të ulët të pagës minimale krahasuar me vendet e rajonit, rritja e çmimeve në Shqipëri nuk ka të ndalur.
Sipas të dhënave të EUROSTAT aktualisht, paga minimale në shkallë vendi është:

Në Shqipëri

248.4 Euro

Në Maqedoninë e Veriut

366.1 Euro

Në Serbi

401.4 Euro

Në Malin e Zi

532.5 Euro.
Ndërkohë nga fillimi i shkurtit 2022, çmimet e karburanteve në Shqipëri u rritën sërish me gati 8 lekë për litër, duke arritur nivele rekord, teksa po i afrohen 200 lekëve për litër.
Në muajt e fundit të vitit 2021 dhe fillim të 2022, familjet shqiptare, përveç karburanteve, pothuajse çdo produkt po e blejnë më shtrenjtë.

Çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.5%

Shërbimet e transportit janë rritur me 6.9%

Shpenzimet familjare për shëndetësinë janë rritur me 28%.
Çmimet në Shqipëri i vendosin oligarkët dhe jo tregu! /albeu.com