Çmimet e shportës/ Erisa Xhixho: Qeveria pasurohet, mbështetja për qytetarët zero

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ak folur lidhur me çmimet e ushqimeve, ku sipas saj, kanë pësuar rritje në këtë prag festash.

Xhixho thotë se; qeveria pasurohet, mbështetja për qytetarët është zero, duke bërë dhe krahasimin me Kosovën.

“Çmimet në stratosferë për festa, qeveria pasurohet, mbështetja për qytetarët mbetet zero! Çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje të jashtëzakoshme duke pamundësuar festat për shqiptarët. Për pensionistët u dha një bonus qesharak prej 5 mijë lekësh, i cili nuk sjell pothuajse asgjë në tryezën e festës. Çmimet e shportës janë rritur me 30-40%, gjeli i detit ka shkuar 12 mijë, ndërsa bonusi mbetet njësoj prej të paktēn 15 vitesh.

Ndërkohë që:

59 për qind e shpenzimeve mujore të pensionistëve shkojnë për ushqim

Pensioni mesatar në Shqipëri është 39% më i ulët se në rajon

Ndërkohë, Kosova me buxhetin 2 fish me të vogël se të Shqipërisë jep:

100 euro për pensionistët

100 euro për fëmijët

Subvencione për ngrohjen gjatë dimrit

Këtu dallohet një qeveri e përgjegjshme që mbështet qytetarët nga qeveria e inceneratorëve dhe PPP-ve që prioritet të vetëm ka xhepat e saj e të klientëve të vet”, shprehet ajo.


Shtuar 23.12.2023 14:27