Qeveria e Kosovës ka shtuar në agjendën legjislative të këtij viti edhe Projektligjin për mbrojtjen e furnizimit me produkte themelore.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke arsyetuar hartimin e tij, tha duhet të ketë rregulla për të mbrojtur qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e ushqimit me produktet bazë.
Ai tha se i njëjti duhet të miratohet më së largu në muajin gusht të këtij viti.
“Të hartojmë rregulla për të mbrojtur qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme të sigurimit të ushqimit me produkte bazë”, tha ai.
Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi edhe tri projektligje që prekin sektorin e sigurisë.
Kabineti qeveritar i dha dritë të gjelbër, Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për FSK-në dhe Projektligjit për Shërbimin në FSK./express