Çmimet bëjnë kërdinë, por INSTAT thotë se gjermanët janë më keq se ne

INSTAT ka publikuar sëfundmi të dhënat mbi Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), i cili paraqet rritjen mesatare të çmimeve në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera.

Sipas INSTAT, ky tregues për dhjetorin 2022 ishte 7.5 për qind, me një rritje galopante sa i përket grupit të ushqimeve dhe pijeve alkoolike, ku rritja konstatohet me 13 për qind.

IHÇK sipas shteteve. Burimi: INSTAT

Megjithatë, nisur nga të dhënat e INSTAT duke se rritja e çmimeve në Shqipëri është në tregues më të ulët krahasuar me shumë vende të Bashkimit Europian, ku mesatarja e tyre për dhjetorin është 10.4 për qind, shkruan AlbEu.com.

Sipas INSTAT-it, gjermanët, danezët, italianët apo rumunët janë duke vuajtur më shumë se ne në lidhje nivelin e rritjes së çmimeve.

Nuk dihet se si ka mbërritur INSTAT-i në këtë tregues në një kohë kur vërehet qartësisht një rritje e madhe e çmimeve për të gjitha produktet dhe sidomos te ushqimet, ndikuar kjo edhe nga shtrenjtimi i madh i karburanteve duke u kthyer në vendin më koston më të lartë në rajon dhe më gjerë. /albeu.com


Shtuar 20.01.2023 12:05

Tags: ,