Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të mos kalojë 224 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë të mos kalojë 212 lekë.
Për benzinën, çmimi me pakicë vendoset në maksimum 181 lekë për litër, ndërsa me shumicë 169 lekë për litër.
Të lidhura
None found
Kjo ulje e çmimeve vjen pas vendimit për të ulur akcizën me 20% dhe TVSH-në me rreth 9.5 lekë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 20:00 dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së bordit.
Bordi tërheq vëmendjen e operatorëve të shitjes me pakicë dhe shumicë për respektimin e këtyre çmimeve. Në rast të shkeljeve, aktiviteti i operatorëve mund të pezullohet.
NJOFTIMI I BORDIT TË TRANSPARENCËS:
Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër. Kjo në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, niveli i akcizës u ul 20 % ose e bashkë me TVSH ulja me 9.5 lek/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 3 ora 20.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
???? Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
