Gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, një taksist ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se i vodhi një klienti paratë dhe celularët përmes dhunës.
Pas kallëzimit të një 20-vjeçari, se taksisti, identifikuar si shtetasi A.P., ndaloi mjetin në një rrugë të pabanuar pranë lagjes Çollakëve, duke e grabitur.
Atje, ai përdori dhunë për t’i marrë viktimës një shumë parash dhe dy aparate celularë, para se ta zbriste nga taksia dhe të largohej nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Komisariati Nr.1, operacioni policor i koduar “Night”.
I mori me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celularë klientit në taksinë me të cilën po udhëtonte, kapet dhe vihet në pranga drejtuesi i taksisë.
Komisariati i Policisë Nr. 1, pas marrjes së kallëzimit nga një 20-vjeçar i cili kallëzoi se taksisti me të cilin udhëtonte në taksi i kishte marrë me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celular, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1, shtetasi A.P, 26-vjeç,
Ky shtetas, orët e para të ditës të mëngjesit të ditës së djeshme, ka marrë në taksinë që drejtonte shtetasin Xh.H, 20-vjeç, dhe gjatë udhëtimit, ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar në afërsi të lagjes së Çollakëve, dhe i ka marrë me dhunë shtetasit Xh.H një shumë parash dhe 2 aparate celularë dhe më pas e ka zbritur nga taksia dhe është larguar.
Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit A. P., 26-vjeç, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.