“Big Love” është rubrika më e re në Big Brother Vip, ku fansat e “çmendur” të banorëve i dërgojnë mesazhe brenda në shtëpi së bashku me emoji.
Mirëpo, dërgimi i këtyre mesazheve sigurisht që e ka edhe një kosto, dhe na lejoni të themi që janë shifra të kripura.
Në fillim të krijimit të këtij aplikacioni, çmimet vijonin nga 5 euro, por me shtimin e mesazheve sigurisht që dhe çmimet do të rriteshin.
Kështu, ato variojnë nga 10 e deri në 200 euro.
Çmimet:
10 euro- një gotë verë
20 euro- një zemër
50 euro- shampanjë
100 euro – kurorë
199 euro- luan
Ndërkohë, dhuratat kanë çmime të tjera. Epo, me popullaritetin që banorët kanë fituar dhe mijëra zemra qytetarësh që kanë “vjedhur” këto euro ja vlejnë për t’ i bërë sado pak të lumtur!/Albeu.com/