Kryeministri i Kosovës, Albin, gjatë aktivitetit “Eksodi në liri”, që u mbajt në Bllacë të Hanit të Elezit, tha se sot bëhen 23 vjet nga çlirimi i vendit.
Ai tha se në kohën kur është dashur të dëgjohet ‘zëri ynë historik, ne preferuam të dëgjonim mekanikisht’.
“Kjo datë na kërkonte një shpejtësi të re, një organizim të ri, kur duhet të nguteshim dhe të përcaktonim qëllimet tona në mënyrë të qartë, ne preferuam të dëgjonim mekanikisht pa menduar fort ne vetë. Për të bërë luftën, ne e morëm vetë vendimin, për të bërë paqen dhe për të ndërtuar shtetin, ne prisnim këshilla e udhëzime e urdhëra nga të tjerët dhe nuk dëgjonin se çka na thoshte zëri ynë i brendshëm historik. Prandaj, sot duhet kujtuar të gjitha, që jemi të lirë por ende në prangat e padukshme të gabimeve të bëra ndër vite”, ka shkruar ai./albeu.com