Cili është vendi më i ftohtë në Tokë? NASA e ka identifikuar dhe netët janë vdekjeprurëse

Nëse mendoni se pak ajër i ftohtë dhe borë mund t’ju forojë shpirtin e festës, NASA thotë se e di destinacionin e përsosur për festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

“Po kërkoni vendin më të ftohtë për të kaluar festat e fundvitit?” pyeti agjencia hapësinore në një postim në Facebook.

“Nuk do të gjeni askënd tjetër atje, por vendi më i ftohtë që kemi gjetur në Tokë (me ndihmën e satelitëve të Tokës NASA) është një kreshtë e lartë në Rrafshnaltën Lindore të Antarktidës.”

Vetëm sigurohuni që të keni veshje të ngrohta. Temperaturat në kreshtë “mund të bien në 135 gradë Fahrenheit nën zero (-57 gradë celcius)” në netët e dimrit, thotë NASA.

Në atë moment, edhe benzina ngrin.

NASA raportoi për herë të parë gjetjen e pikës më të ftohtë të planetit në vitin 2013./Albeu.com/


Shtuar 24.05.2023 15:40