Cilën duan më shumë fëmijët, gjyshen e mamit apo të babit? Ja çfarë thonë studimet

Një portal Italian, ka publikuar rezultatin e disa studimeve sipas të cilave del që gjyshja nga ana e mamit është më e rëndesishme për femijën se gjyshja nga ana e babit.

Ja cilët janë faktorët që ndikojnë:

Përse gjyshja e mamit është më e rëndesishme?

Zakonisht femijët do të kalojne më shumë kohë me gjyshen e mamit përsa kohë që vetë mamaja e tyre do të kaloje më tepër kohë me nënën e vet.

Shpesh gjyshja e mamit është më e disponueshme. Në momentin kur shikojnë se vajza e tyre është në vështirësi në rritjen e nipërve e të mbesave ato ofrohen të ndihmojnë menjeherë.

Gjyshja e mamit që në momentin e lindjes e sheh fëmijet e vajzës së vet si te vetin sepse ndryshe nga nusja që do ishte fëmija e të panjohurës pra nuses së djalit. Ndaj thuhet se gjyshja e babait do më shumë kohë të ambjentohet me fëmijën e sapo lindur.

Gjyshja e mamit ka një rëndesi gjenetike duke qenë se vetë ajo ka mbajtur në barkun e saj fëmijën që ka pasur të formuar në organet e saj aparatin riprodhues të brezit pasardhës.

Nënat e reja kanë më tepër besim tek nënat e tyre nga të cilat janë rritur edhe vetë. Kështu që ia lenë atyre mirërritjen e kujdesin e fëmijëve./albeu.com