Cila është temperatura ideale e kondicionerit në stinën e verës

Nuk ka ndjesi më të mirë sesa ajri i freskët në shtëpi pas një ecjeje në vapë.

Shpesh në verë tentojmë që temperaturën e kondicionerit ta ulim sa më shumë në mënyrë që të freskohemi.

Por a është kjo mënyra e duhur dhe sa është temperatura ideale?

Ka disa faktorë që përcaktojnë se sa duhet të keni temperaturën e ambientit ku rrini, gjatë stinës së verës.

Ka shumë të vërteta në thënien se nuk është temperatura, por lagështia ajo që ka rëndësi.

Kur është nxehtë, është lagështia e ajrit që i bën njerëzit të ndihen jo rehat, sepse gjëndrat e djersës së trupit nuk funksionojnë siç duhet.

Djersitja ndihmon për ekuilibrin e temperaturës së trupit duke avulluar një pjesë të nxehtësisë.

Në fakt, për të rregulluar temperaturën e trupit, njeriu djersit normalisht në një temperaturë 37 gradë.

Kur ajri është i thatë, ndiheni rehat.

Pra, gjëja e parë që duhet të bëni është zvogëlimi i lagështisë në shtëpinë tuaj. Për fat të mirë, kondicionerët e kryejnë shumë mirë këtë punë.

Një problem i zakonshëm i lagështisë është që kondicioneri juaj mund të jetë shumë i madh ose shumë i vogël për shtëpinë. Madhësia e kondicionerit duhet diskutuar gjithmonë më specialitët.

Rregulli i artë i temperaturës së kondicionerit në shtëpi gjatë verës është që në ambientet e brendshme temperatura të jetë rreth 10 gradë më poshtë se temperatura e jashtme.

Pra nëse temperatura jashtë është 35-36 gradë, temperatura në shtëpi duhet të jetë rreth 25-26 gradë.

Temperatura e kondicionerit, duhet të variojë mesatarisht 22-26 gradë Celcius.

Nëse ju do të ulni më tepër temperaturën, jo vetëm do të keni probleme me shëndetin, por do të sforconi kondicionerin dhe ai nuk do të ftohë siç duhet, pasi i duhet shumë punë të ftohur ajrin.

Shumë e rëndësishme është edhe temperatura e ambjentit ku flini.

Sipas të dhënave temperatura e dhomës ku flini duhet të jetë rreth 28-29 gradë nëse flini të veshur lehtë dhe 18-19 gradë nëse flini të veshur disi më shumë.

Për çdo gradë që rrisni në kondicionerin tuaj, ju kurseni 3 deri në 5% në shpenzimet e energjisë, pasi kondicioneri do të punojë në mënyrë më normale dhe nuk do t’i duhet shumë energji.

Ky kursim është një arsye më shumë për të mos e ulur temperaturën e kondicionerit dhe sigurisht, arsyeja kryesore është se luhatja e temperaturës mund t’ju shkaktojë dëme në shëndetin tuaj.


Shtuar 6.07.2023 09:18