Edhe pse ato mund të duken gjithmonë bukur dhe veshur mirë, tolerante dhe të durueshme, stjuardesat nuk duan kurrë të dëgjojnë dy fjalë nga goja juaj: “Unë jam i dehur”. Mund të duket qesharake dhe e çmendur por është e vërteta. Duhet të dini t’i kushtoni vëmendje. Ne do t’ju këshillonim të mos thoni asgjë.
Njerëzit kanë filluar sërish të udhëtojnë shumë, pasi pas bllokadave për shkak të pandemisë, është diçka që i duhet të gjithëve.
Por përveç asaj që dimë, vlen të kujtojmë se ka disa rregulla që duhet të respektojnë ata që udhëtojnë me avion dhe nuk po i referohemi masave të njohura për shkak të koronavirusit.
Sigurisht, shumica prej nesh i njohin, por shpesh dëgjojmë për histori të ndryshme të këqija gjatë fluturimeve.
Po, t’i thuash një stjuardese se je i dehur nuk është gjëja më e mirë për të bërë. Ne jua themi me siguri. Por pse?
Nëse e bëni këtë, stjuardesat kanë të drejtë t’ju refuzojnë udhëtimin dhe t’ju largojnë nga avioni. Edhe nëse ju lejojnë të qëndroni në aeroplan, ka gjëra që mund të bëjnë për t’ju ndëshkuar. Ato, për shembull, mund t’ju vendosin në një listë pasagjerësh me probleme. Diçka që mund t’ju krijojë problem në udhëtimet tuaja të ardhshme. /albeu.com