CIES parashikon si mbyllen ligat në Europë, zbuloni kampionët në 23 vende

CIES, Observatori i Futbollit, ka bërë si çdo vit parashikimet për edicionin futbollistik në 23 kampionate, duke u bazuar në të dhënat statistikore të lojtarëve në secilën skuadër, ashtu si edhe formën dhe historikun. Më saktësisht, për të përpiluar renditjen përfundimtare të sezonit 2022-2023, modeli i përllogaritjes kompjuterike merrte për bazë paraqitjet në dy vitet e fundit, eksperiencën e lojtarëve aktualë si dhe shpenzimet që kishin bërë klubet në merkato.

Kështu është bërë renditja finale e secilit kampionat dhe bie në sy se në 5 ligat kryesore, vetëm Interi do të ishte kampion i ri në krahasim me edicionin e kaluar. Sipas parashikimit, Seria A do të shohë përsëri zikaltrit të triumfojnë, me Milanin në vendin e dytë, Napolin në vendin e tretë dhe Juventusin në vendin e katërt

seria a

Kampionati anglez pritet të ketë të njëjtën renditje si në sezonin e kaluar sa i përket kreut, me Mançester Sitin kampion, Liverpulin në vendin e dytë, Çelsin në të tretin dhe Totenhemin në të katërtin.

angli

Reali pritet të shpallet kampion në Spanjë përsëri, me Atletikon në vendin e dytë dhe Barcelonën në të tretin, duke lënë pas Seviljen.
Kampionati gjerman sheh Bajernin kampion të padiskutueshëm, ashtu si edhe PSG në Francë.

 

la liga

bundes

france

Kampionet e tjera: Salcburg (Austri), Klub Bryzh (Belgjikë), Ludogorets (Bullgari), Dinamo Zgareb (Kroaci), Slavia Praga (Republika Çeke), Midtjylland (Danimarkë), Ferencvarosh (Hungari), Ajaks (Holandë), Rakov (Poloni), Sporting Lisbonë (Portugali), CFR Kluzh (Rumani), Zenit (Rusi), Rejnxhërs (Skoci), Zrvena Zvezda (Serbi), Jang Bojs (Zvicër), Sllovan Bratislava (Sllovaki), Olimpija (Slloveni), Fenerbahçe (Turqi).