CIARAN, bie fasada e një pallati në Korçë, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët

Pasditen e sotme në qendër të qytetit të Korçës është parë shkëputja e një fasade termoizolimi, pjesë e një pallati më zonën urbane.

Moti i përkeqësuar si pasojë e stuhisë “Ciaran” që vjen nga Europa ka kapur gjithë qytetet e vendit dhe veçanërisht juglindjen e Shqipërisë.

Shkëputja e fasadës për fat të mirë nuk ka lënë të lënduar por kanë shkaktuar dëme në baret e pedonales.

Mbeten të paqarta shkaqet, por pallati ka jo më shumë se dy vjet që u vesh me shtresë termoizolimi nga bashkia e Korçës.


Shtuar 3.11.2023 20:38