Chelsea shpenzon por sulmuesit nuk dinë të shënojnë, mbyllet në barazim përballja me Liverpool

Në “Anfield Road” nuk ka fitues. Përballja e gjigandëve, mes Liverpool dhe Chelsea ka përfunduar me rezultatin e “bardhë”, 0 me 0, duke gëzuar kështu të dyja skuadrat që u përplasën me njëra-tjetrën.

Pjesa e parë plot grintë e nerv. “Blutë” e Londrës u hodhën menjëherë në sulm, me Kai Havertz që gjetin rrugën e rrjetës që në minutën e 3’-të, të lojës por festimet e gjermanit u prishën nga sistemi VAR. Me kaq u mbyll pjesa e parë, në një ndeshje që nuk pati shumë për të folur.

Me fillimin e pjesës së dytë u prit që situata të ndryshonte, por zëvendësimet e bëra nga të dy trajnerët nuk arritën dot të bënin diferëncën. Rastin më të pastër e pati ukrainasi 100 milionësh i Chelsea, Mykhailo Mudryk, i cili me portën e boshatisur nuk arriti dot ta çonte topin në rrjetë duke e nxjerrë topin jashtë.

Me këtë barazim, pozitat e të dyjave ekipeve kanë ndryshuar me Liverpool që pozicionohet në vendin e 8-të, me 29 pikë dhe Chelsea mbetet sërish në vendin e 10-të, me po 29 pikë, por me një golavarazh më të dobët se ai i “të kuqve”. /albeu.com