Chelsea me blerje “të çmendura”, në një vit ka shpenzuar më shumë se La Liga

Chelsea nuk po ndalet me transferime as këtë verë, ndërsa shuma e shpenzimeve të tyre sa shkon e rritet.

Madje, klubi londinez po garon edhe kundër ligave, duke kaluar shpenzimet e disa prej tyre.

Së fundmi, Chelsea ka kompletuar transferimin e Moises Caicedos nga Brightoni për 133 milionë euro, duke i çuar shpenzimet për vetëm një vit në 934 milionë euro.

Mirëpo, klubi londinez ka arritur marrëveshje me Southamptonin për Romeo Lavian, që do të kushtojë 69 milionë euro.

Me këtë transferim të belgut, Chelsea kalon shifrën e një miliard eurove për tri afate kalimtare të fundit.

Todd Boehly dhe bashkëpronarët e tjerë të klubit londinez duket se nuk e kanë ndërmend të ndalen, pasi tashmë po afrojnë edhe Michael Olisen nga Crystal Palacen për shifrën e 40 milionë eurove.

Andaj, me këto shpenzime, Chelsea kalon edhe La Liga që ka shpenzur deri më tani 894 milionë euro për një vit.

Blutë po i shpëtojnë dënimit nga UEFA dhe Liga Premier falë kontratave afatgjata që po u ofrohen lojtarëve, duke shpërndarë shumën e transferimeve nëpër vite, më e larta nëntëvjeçare.


Shtuar 16.08.2023 09:04