Çfarë vjen nga Berisha për Kosovën, s‘është për mirë/ Balla tregon nëse do të jetë Rama, Balla, fton opozitën: Merrni pjesë

Këtë të enjte, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i është përgjigjur Tomorr Alizoti, i cili tha se Kuvendi nuk miraton një rezolutë për gjenocidin në Kosovë.

Balla u shpreh se gjithmonë që është dashur Parlamenti shqiptar ka mbajtur qëndrimet e duhura, ndërsa ka ftuar demokratët të jenë nesër pjesë e protestës që do të mbahet në Tiranë.

Ai ka “propozuar” që nëse nuk duan të jenë pjesë e protestës, demokratët duhet të mbajnë një protestë të tyren te SHQUP-i, ku mbase do të ketë më shumë pjesëmarrës se në protestat e mëparshme të mbajtura nga opozita.

Taulant Balla: Kuvendi ka miratuar nga 1991 deri në 2025, 9 rezoluta e 11 deklarata sa i përket gjithçka ka ndodhur në Kosovë nga ’91 e deri në 2025.

Po shihja me kuriozitet rezolutën e miratuar në 1991, me konsensus të plotë nga deputetët e asaj legjislature.

Kuvendi ka mbajtur të gjitha qëndrimet kohën e duhur, për mbështetjen që kërkonte Kosova.

Nuk do të harxhon asnjë sekondë nga koha e vyer e Kuvendit për këtë çështje që ua kemi kthyer përgjigjen shpesh, por do kaloj në një çështje emergjente.

Asgjë që vjen nga Berisha e kur lidhet me Kosovën, nuk ka ardhur kurrë për mirë. Vendimi juaj, i PD për të bojkotuar protestën e nesërme ndërkombëtare në mbështetje të UÇK, është konfirmim i veprimeve kundër interesit të Kosovës.

Me që thatë se nuk doni krah Ramës, ai nuk do të jetë nesër në protestë, hajdeni pe nuk vini, sigurisht me kushtin që të mos e politizojmë.

Bëni edhe ju nesër një protestë meqë nuk dini të vini me ta apo me ne. Bëni një tuajën nesër. Bëjeni në SHQUP, do ju vijnë më shumë sepse është një gjë që i përket interesit kombëtar”, tha ai.


Shtuar 16.10.2025 11:19