Mund të themi se viti 2022 ishte plot me ngjarje që ndryshuan përgjithmonë botën siç e njihnim ne. Një nga ato ngjarje që bëri ndryshim është lufta në Ukrainë, e cila jo vetëm që erdhi si një tronditje për Evropën, por edhe për botën.
Si çdo vit, edhe këtë vit Google shpalli termat më të kërkuar të vitit. Për sa i përket lajmeve, termi më i kërkuar është Ukraina, e ndjekur nga vdekja e mbretëreshës Elizabeth II, rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, lija e majmunëve, verdikti i Johnny Depp dhe Amber Heard, shuplaka e Will Smith etj.
Personat më të kërkuar janë Johnny Depp, Will Smith, Amber Heard, Vladimir Putin, Chris Rock, Novak Djikovic, Anna Sorokin e të tjerë.
Atletët më të kërkuar janë Novak Djokovic, Rafael Nadal dhe Serena Williams, ndërsa ngjarja sportive më e kërkuar në Google është Kupa e Botës në Katar.