Çfarë të hani që një mëngjes të quhet i shëndetshëm

Të gjithë e dimë se sa I rëndësishëm është ushqimi për ne, sidomos vakti I mëngjesit. Ky vakt na ndihmon të përballojmë ditën me shumë energji dhe që të mos jemi shumë të uritur për vaktet e tjera.

Për një mëngjes të shëndetshëm që na bënë të qëndrojmë në formë, ndërroni drithërat tuaja me sheqer me këto ushqime të shijshme për mëngjes, sepse mëngjesi është me të vërtetë vakti më i rëndësishëm i ditës!

Ja disa receta të shëndetshmë dhe të shijshme!

Jogurt me fruta

Ju keni nevojë për një blender, fruta të ngrira dhe jogurt. Ju mund ta zbukuroni atë duke shtuar drithëra në përzierje dhe fruta përsëri sipër. Si recetë mund ta gjesh online, ose në YouTube.

Omelet

Nuk ka si vezët për mëngjes! Gatuhet shpejt dhe është i ngopshëm. Gjithçka që nevojitet janë vezët, perimet, djathi, pak mish, vaj gatimi, një tigan. Ndërroni vajin normal të gatimit me vajin e ullirit për të marrë ushqim shtesë dhe yndyrna të shëndetshme. Mund të duket e vështirë në fillim, por jo, provojeni!

Petulla me banane

Në fillim, kjo mund të mos duket aq e shëndetshme, por kjo është një lloj tjetër i petullave! Këto petulla kërkojnë vetëm dy përbërës: banana dhe vezë. Pa sheqer ose miell të shtuar. Ka proteina të mjaftueshme për një mëngjes të shëndetshëm.

Tërshëra

Tërshëra është një ndër ushqimet më të mira që mund të hamë, është i pasur me fibra, proteina vegjetale, vitamina të grupit B. Tërshëra përmban gjithashtu minerale sikurse është hekuri dhe magnezi. Mund të konsumohet me kos ose me qumësht. Gjthashtu dhe frutst I japin një tjëtër shije.

Qumësht

Një gotë qumësht në mëngjes furnizon trupin me rreth 13 gramë proteinë. Konsumimi i qumështit në mëngjes është një zgjedhje shumë e mirë, sidomos kur është vapë. Duhet të dini se qumështi është i përbërë rreth 80% ujë, por përmban edhe minerale si kalciumi, kaliumi, të cilat ju ndihmojnë të hidratoni trupin tuaj. Duhet të pihet pa i shtuar gjë tjetër.


Shtuar 19.05.2023 08:29