Eksperti për sigurinë, Dritan Shala, në një lidhje me “Skype” me emisionin “Ballkan në abc të gazetares Linda Karadaku, ka komentuar atë se çfarë po ndodh në veri të Kosovës.
I pyetur nga gazetarja Karadaku se çfarë po ndodh realisht, Shala tha se në veri ka shtim të grupeve serbe dhe atyre ruse që po u vijnë në ndihmë grupeve kriminale për të krijuar tension.
Sipas tij në veri ka indikacione që ka dhe prezencë të grupit famëkeq rus Vagner.
Ndërkohë i pyetur nga Karadaku nëse po shkohet drejt ndarjes së Kosovës pas kësaj situate, Shala tha se momentalisht në tavolinën e diskutimeve është edhe ky opsion.
Pjesë nga biseda:
Karadaku: Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Shala: Sa i përket çështjes në pjesën veriore është duke u dokumentuar nga institucionet e sigurisë, kemi patur disa grupe të ardhura në mbështetje të grupeve kriminale. Ata po kërkojnë të pengojnë zgjedhjet ën 18 dhjetor, duan të paraqesin situatën sikur atje nuk do të bëhen zgjedhje. Beogradi po tenton që çështja e zgjedhjeve në 18 Dhjetor ëhstë që të lidhet me asosacionin.
Karadaku: Grupe të ardhura nga serbi po9 ndihmojnë grupet kriminale?
Shala: Grupe të ardhura nga pjesa e Beogradit, pjesë përbërëse janë dhe struktura të ardhura nga Rusia, të cilët po kryejnë aktivitete ndaj institucioneve të Kosovës. Mbrëmë kemi patur një zyrtar policor të plagosur, po tregohet se ka potencial të jashtëzakonshëm për tensionimin në Veri.
Karadaku: A janë VAGNER-at grupi famëkeq rus në veri të Kosovës?
Shala: Po ka indikacione që pjesë të këtij grupi po lëvizin në pjesën veriore.
Karadaku: A po shkohet drejt ndarjes së Kosovës?
Shala: Në tavolinën e diskutimeve ajo që është diskutuar mund të themi që është opsioni i ndarjes. Nëse do të kemi një asisacion.