Gjatë 24 orëve të fundit, uniformat blu në Tiranë, kanë njoftuar se kanë rënë në pranga gjatë persona për vepra të ndryshme penale.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. Zh., 39-vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin A. K., 24- vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– Sh. Q., 60-vjeç, dhe F. Q., 64-vjeç, të dy banues në Shish Tufinë, pasi dyshohet se për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit F. Q., një kosore, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
– E. L., 34-vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 18:50, në një lokal në rrugën “Fitnete Rexha”, ka goditur me grusht, në kokë, shtetasin R. F., 43-vjeç. 43-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Gj. L., 44-vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.