Çfarë po ndodh në Pogradec/ Policia aksion, sekuestrohet lëndë narkotike, shoqërohet një person

Policia e Pogradecit po zhvillon një aksion në zonën e lokaleve në afërsi të ish-vilave. Bëhet me dije se gjatë operacionit është konstatuar një person i cili ka pasur një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Sipas informacioneve paraprake, personi është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë dhe është shoqëruar në komisariat ku do të kryhen veprimet dhe pritet të arrestohet. Megjithatë ende nuk dihet sasia e sekuestruar dhe identiteti i të ndaluarit.

Ndërkohë që janë kontrolluar edhe persona të tjerë të pranishëm në ambientet e lokalit. Sakaq, Policia po vijon ende aksionin në afërsi të ish-vilave.


Shtuar 24.12.2025 20:16