Çfarë po ndodh në kompaninë Meta? Pushohen 11,000 punonjës të Facebook, Whatsapp dhe Instagram

Kompania Meta, që zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ka njoftuar se do të shkurtojë 13% të fuqisë punëtore, raporton BBC.

Në total, 11,000 punonjës do të pushohen nga puna nga 87,000 njerëz në mbarë botën.

Në një deklaratë, shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg tha se shkurtimet ishin “disa nga ndryshimet më të vështira që kemi bërë në historinë e Metës”.

Lajmi vjen pas shkarkimeve të mëdha në Twitter, i cili shkurtoi rreth gjysmën e stafit të tij./albeu.com


Shtuar 9.11.2022 12:37