Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Një person është gjetur i djegur plotësisht, në një ambient të përshtatur si banesë. Ai është gjetur në katin e parë të një pallati, në afrërsi të stadiumit “Elbasan Arena”. Sipas informacioneve paraprake, forcat zjarrfikëse janë thirrur nga fqinjët.
Zjarrfikësit kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë gjetur një person në gjendje të rëndë shëndetësore. Për një orë, energjia elektrike është ndërprerë në lagjen “5 Maj”, si masë sigurie. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se personi mund të ketë rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar më shumë mbi ngjarjen e rëndë.
