Çfarë po ndodh me BBVIP? Produksioni merr vendimin e papritur

Mbrëmja e radhës e “Big Brother VIP” nuk do të vijë si zakonisht, pasi programi do të zhvendoset për të mërkurën. Arsyeja lidhet me një nga përballjet më të rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës, e cila do të luajë kundër Turqisë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës. Kjo sfidë është ndër më të rëndësishmet në historinë e futbollit kosovar, pasi një fitore do ta dërgonte Kosovën për herë të parë në një turne madhor botëror.

Ndeshja pritet të nisë në orën 20:45 dhe do të transmetohet në Top Channel dhe DigitAlb, duke marrë vëmendjen kryesore të publikut shqiptar. Kosova vjen në këtë përballje me moral të lartë, pas fitores historike ndaj Sllovakisë disa ditë më parë, një rezultat që ka rritur ndjeshëm shpresat për një kualifikim të mundshëm në Botëror.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, tensionet vazhdojnë të rriten. Në nominim këtë javë janë Mal, Edisa dhe Shëndrit, ky i fundit i cili u përfshi në listë pasi hapi të ashtuquajturën “Kutinë e Pandorës”, duke ndryshuar rrjedhën e lojës.

Publiku do të duhet të presë deri të mërkurën për të zbuluar se cili prej tyre do të jetë banori më pak i votuar dhe do të largohet përfundimisht nga gara, në një mbrëmje që pritet të jetë plot surpriza dhe emocione.


Shtuar 30.03.2026 15:16