Këtë të premte, raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të kryeqytetit, por duket se kjo ka ndodhur jo vetëm në Tiranë.
Gjithashtu, mësohet se Pazari i ri, Lapraka, rruga e Elbasanit, Fresku, Komuna e Parisit, rruga e Kavajës, Vasil Shanto, Ali Demi, janë disa nga rrugët e qytetit të Tiranës, ku është shkëputur energjia elektrike.
Raportime për një gjë të tillë kanë ndodhur në disa qytete si; Durrësi, Elbasani dhe Korçë.
Kjo solli që disa seanca gjyqësore të ndërpriten dhe gjithashtu, në rrugë shkaktoi një kaos pasi semaforët gjithashtu dolën jashtë funksionit.
Energjia i është ndërprerë edhe Gjykatës Kushtetuese ku po shqyrtohet padia e Partisë Demokratike në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, e cila mbante detyrën e Ministres së Jashtme në kohën kur Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi.
Mirëpo ndërkohë që seanca vijonte, transmetimi i saj live është ndërprerë.
Ende nuk ka një arsye, se përse ndërprerja e energjisë ka ndodhur.
OSHEE ka publikuar ditën e djeshme një postim, ku ka njoftuar se dritat do të iknin në disa zona në Tiranë.