Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili vuan dënimin me burg prej 3 vitesh e 4 muajsh, është duke u transferuar nga IEVP e Fierit në IEVP e Lushnjës. Transferimi kryhet pas kërkesës së familjarëve të tij.
Kujtojmë se më 9 shkurt të 2022-shit, pas dënimit, Tahiri u transferua drejt burgut të Fierit.
Kujtojmë se Tahiri është dënuar me tre vite e katër muaj burg për “Shpërdorim detyre”, nga GJKKO. Gjykata e Lartë ka në dorë shqyrtimin edhe të një tjetër kërkese të ish-ministrit Tahiri, për pafajësi.