Çfarë ndodhi?! Rita Ora merr në skenë flamurin e Serbisë, zemërim dhe indinjatë te fansat (VIDEO)

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora ka shkaktuar zemërim tek fansat e saj në trojet shqiptare.

Në një nga performancat e saj në Hungari, ajo u pa teksa mbante flamurin e shtetit serb. Në videot që po qarkullojnë në rrjete sociale, shihet se ajo mban ne duar, valëvit dhe madje e vendos në trup flamurin e Serbisë.

Ende nuk dihet nëse e ka bërë këtë me vetëdije të plotë apo ka rënë pre e ndonjë gracke. Nga ky veprim i saj, fansat e Ritës janë acaruar duke shkruajtur shumë komente negative drejt saj.

Pritet që Rita ta sqarojë këtë veprim që po shkakton shumë debate në rrjetet sociale./Albeu.com/


Shtuar 27.08.2023 11:10