Çfarë ndodhi pasdite në Bulqizë: Sherri nisi në karburant, autori qëlloi me automatik (EMRAT)

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar rreth orës 17:30 të pasdites së kësaj të hëne në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku një person qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar.

Burime bëjnë me dije se autori është Fadil Ternova, i cili ka qëlluar me armë ndaj automjetit të Afrim Peti. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti në rrugën e Arbrit.

Ternova dhe Peti janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për arsye të cilat ende nuk dihen, teksa më pas, Fadil Ternova ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar me breshëri ndaj mjetit të Petit.

Duhet theksuar fakti se automjeti ishte në përdorim nga Afrim Peti, por në pronësi të një personi tjetër. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati viktima apo të lënduar, ndërsa policia është vënë tashmë në kërkim të autorit.


Shtuar 13.05.2024 22:14

Tags: