Çfarë ndodhi? Emiljano Shullazi përfundon në spital

I burgosuri Emiljano Shullazi ka përfunduar në spital.

Ai ka shkuar në ambientet e spitalit I rrethuar nën masa të rrepta sigurie nga frocat e RENEA-s.

Bëhet me dije se ai ka shfaqur probleme shëndetësore në regjimin “41 bis”, në të cilin mbahej.

Kujtojmë se së fundmi, Emiljano Shullazi ka kundërshtuar  sërish vendimin  e  Gjykatës së  Lartë për qëndrimin brenda izolimit “41 bis”, duke kërkuar ndryshimin e vendimit. Avokatët e kanë konsideruar këtë vendim si të padrejtë për të burgosurin.

Shullazi dhe grupi i tij është dënuar me 55 vite burg në total, vendim i dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda. Ata e kanë apeluar këtë dënim, por ende nuk ka një vendim nga ana e Apelit. Për Shullazin dhe pjesëtarët e tjerë është vënë një vit afat për të qëndruar në qelitë e “41bis”./albeu.com/


Shtuar 23.02.2022 11:54