Sot kryeministri Rama theu kureshtjen e shqiptarëve duke prezantuar një më një të gjithë qeverinë e re me të cilën do të qeverisë shqiptarët për 4 vitet e ardshme.
Kryeministri zgjodhi të mbajë sërish pranë vetes figura të shquara brenda PS si Taulant Balla, Elisa Spiropali, Ogerta Manastirliu, Bledi Çucin, Damian Gjiknuri, ndërkohë futi në pozicione të rëndësishme dhe figura të reja të panjohura për politikën në Shqipëri.
Ajo që ra më së shumti në sy ishte forcimi i pozitave të Damian Gjiknurit në Partinë Socialiste. Ai mori besimin e Ramës për të qenë Sekretari i Përgjithshëm i PS, detyrë e cila i përkiste Taulant Ballës, por jo vetëm kaq.
Gjiknuri mori edhe qarkun e Elbasanit, ku shpallet kryetar i partisë në këtë qark, pozicion i cili i përkiste sërish Taulant Ballës.
Ndërkohë që Gjiknuri i mori dy detyrat e rëndësishme Ballës në PS, Rama e emëroi atë në krye të qarkut të Fierit.
Në këtë mënyrë Damian Gjiknuri bëhet automatikisht numri dy në Partinë Socialiste.
Rikujtojmë se pak vite më parë, Gjiknurit iu desh të spostohej pas akuzave të rënda për korrupsion dhe manipulim zgjedhjesh në Dibër.
Por pavarësisht akuzave të rënda, Rama gjithmonë është shprehur me superlativa për Gjiknurin duke e konsideruar jo vetëm pjesë të PS, por një mik të tij.
Emërimet e Ramës:
Fier- Taulant Balla
Elbasan- Damian Gjiknuri
Kukës- Elisa Spiropali
Durrës – Ardian Çela
Gjirokastër-Mirela Kumbaro
Lezhë – Blendi Klosi
Tiranë -Erion Veliaj
Dibër -Ulsi Manja
Berat-Bledi Çuçi
Shkodër-Edona Bilali
Vlorë-Arben Ahmetaj
Emrat e rinj të qeverisë Rama:
Kryeministër, Edi Rama
Zv.Kryeministër, Arben Ahmetaj
Niko Peleshi, minstria e Mbrojtjes
Olta Xhaçka minister e jashtëm
Ulsi Manja, ministër Drejtësie
Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm
Delinda Ibrahimi, minister e Financave
Belinda Balluku, ministre e Instrastrukturës
Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë
Evis Kushi, ministre e Arsimit
Frida Krifca, ministre e Bujqësisë
Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit
Elva Margariti, ministre e Kulturës
Elisa Spiropali, ministre Shteti
Edona Bilali, ministre Shteti
Bora Muzhaqi, ministre Shteti
Milva Ekonomi, ministre Shtetit /albeu.com/