Çfarë ndodhi? Algjeria mbyll hapësirën e saj ajrore për avionët ushtarakë dhe civilët marokenë

Këshilli i Lartë i Sigurisë i Algjerisë vendosi sonte të mbyllte, me efekt të menjëhershëm, hapësirën ajrore të vendit për të gjithë avionët civilë dhe ushtarakë marokenë, njoftoi presidenca.

Vendimi vlen edhe për ata avionë të regjistruar në Marok, sipas njoftimit zyrtar.

Më 24 gusht, Algjeria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Marokun, duke akuzuar mbretërinë për “veprime armiqësore” kundër saj, raporton albeu.com.

Vendimi i sotëm u mor për shkak të provokimeve të vazhdueshme dhe praktikave armiqësore në anën marokene”, tha presidenca.

Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë qenë të tensionuara për dekada , për shkak të çështjes së mprehtë të Saharasë Perëndimore, rajoni i vetëm në kontinentin afrikan, regjimi post-kolonial i të cilit mbetet ende në pritje.

Rajoni pretendohet nga Maroku ndërsa Algjeria mbështet separatistët e Frontit Polisario. Rabat, e cila kontrollon rreth 80% të territorit të saj, propozon një plan autonomie nën sovranitetin e vet./albeu.com


Shtuar 22.09.2021 22:55