Të përdorësh rrjetin social Facebook tashmë është bërë një trend, që rrallë ndokush i shpëton, sidomos në rradhët e të rinjve. Por, çfarë ndodh nëse nuk e përdorni Facebook-un për një javë?
Sipas një studimi të kryer në Danimarkë, nëse nuk e përdorni këtë rrjet social, lumturia jonë shtohet. “Happy Rechearch Institute” ka dalë në përfundimin se nëse nuk qëndrojmë në Facebook, mërzia ikën.
Të lidhura
None found
Gjatë studimit rezultoi se 81% e personave që për një javë nuk përdorën Facebook ishin më të lumtur, ndërsa kjo përqindje vinte në rritje me kalimin e ditëve.
Tjetër është se me mbajtjen larg të rrjeteve sociale, shtohet edhe përqëndrimi në të lexuar dhe në të mësuar.
