Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse anashkaloni një ditë kafen

Nëse një ditë do të anashkaloni kafenë tuaj të mëngjesit, efektet anësore do të jenë mjaft të dukshme dhe të bezdisshme.

Sipas një përmbledhje të studimeve të botuara në vitin 2020 në “StatPearls” nëse nuk pini kafe nuk do të aktivizoni metabolizmin tuaj, do të ndiheni të lodhur, të plogësht, do të keni marramendje dhe të ndiheni të dobët fizikisht, informon albeu.com.

Studiuesit kanë zbuluar se, sa më shumë kafeinë të konsumoni, aq më serioz është ndryshimi do të përjetoni. Por edhe abstenimi nga sasi të vogla, duke folur për një filxhan kafe në ditë,  gjithashtu çon në simptoma të tërheqjes.

Simptomat fillojnë 12 – 24 orë pas dozës tuaj të fundit të kafeinës dhe mund të zgjasin deri në 9 ditë, informon albeu.com.

Një përmbledhje e madhe e studimeve të botuara në vitin 2017 në revistën shkencore BMJ zbuloi se konsumi i kafesë nuk është i sigurt vetëm për shumicën e njerëzve, por gjithashtu siguron një numër përfitimesh për shëndetin.

Kështu që sekreti është të pini kafe në mënyrë të moderuar, dhe shkencëtarët argumentojnë se marrja juaj ditore nuk duhet të kalojë 400 mg kafeinë./albeu.com


Shtuar 31.05.2021 15:37