Ylli i kombëtares së Zvicrës, shqiptari granit Xhaka ka festuar me bluzën ku shkruhej mbiemri i heroit Adem Jashari pas fitores ndaj Serbisë.
Po çfarë kuptimi kishte numri 26-të në fanellën “Jashari”. Bluzja me numrin 26 i përkiste shqiptarit tjetër që luan me skuadrën e Zvicrës, Ardon Jashari.
Granit Xhaka i ka marrë bluzën shokut të skuadrës dhe e ka veshur për arsyen e vetme se kishte mbiemrin e njëjtë me atë të heroit Adem Jashari.
Por kjo ishte dhe një mënyrë për t’iu shpëtuar ndëshkimit, pasi Serbët nuk mund të ngrejnë asnjë akuzë, pasi në fund të fundit, Ardon Jashari ishte prezent në stolin e Zvicrës.