“Çfarë ke që bërtet”? E moshuara nuk i ndahet kryeministrit, kapërcen Gardën dhe ndalon Ramën në Vlorë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ishte sot në Vlorë për një takim në bashkinë e këtij qyteti, ku ka adresuar ndër të tjera problematikën e zënies së trotuareve nga bizneset, si dhe problemet e sezonit turistik.

Pas daljes nga bashkia, një qytetare e moshuar kërkon ta takojë por ndalohet nga efektivë të policisë dhe vazhdon të bërtasë, derisa ndalon vetë kryeministri dhe i thotë “Ça ke që bërtet”?

Rama dëgjoi problematikën e saj dhe e adreson për zgjidhje tek kreu i bashkisë Dredha.

 


Shtuar 7.07.2025 11:39