Çfarë ka ndodhur në Vlorë/ 17-vjeçarja mbërrin me plagë të shkaktuar nga armë zjarri në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një e re, vetëm 17-vjeç është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët, pasi ka pësuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Burime nga spitali bëjnë me dije se e reja, ka qenë në gjendje të vetëdijshme në momentin e mbërritjes dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, përfshirë një skaner.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia për të sqaruar detajet dhe rrethanat e incidentit.


Shtuar 14.07.2025 13:34