Gjatë kohës kur të gjithë fansat po prisnin bashkëpunimin e tyre Mozzik dhe Era Istrefi kanë marrë një vendim tjetër.
Dyshja ka vendosur që të mos e publikojë këngën.
Mozzik ka postuar mbrëmjen e djeshme një “story” në Instagram ku shkruan se projekti me Era Istrefin anulohet. Më tej, ai u kërkon falje të gjithëve për pritjen.
“Projekti me Era Istrefin anulohet. Ju kërkoj falje të gjithëve për pritjen. Shihemi shumë shpejt me projekte të reja”.
Ndërkohë këngëtarja Era Istrefi nuk ka bërë asnjë reagim.
Kujtojmë që Mozzik ka prishur marrëdhënie dhe me Noizy-n, ku bashkëpunimi i tyre është fshirë nga “Youtube”./albeu.com