Si mund të bëhesh një ‘nomad digjital’ dhe të punosh online nga kudo?
Pas recesionit global të 2008-ës por sidomos pas pandemisë, numri i njerëzve që nisën të kërkojnë alternativa për sa i përket mënyrës së tyre të jetesës.
Kjo sepse vendet e tyre të punës jo vetëm u bënë më të pasigurta, por opsionet për të punuar ‘remote’ apo nga shtëpia, u bënë gjithnjë e më të përhapura.
Ata që jetojnë si nomad digjital thonë shpesh se kanë mundësi të vizitojnë vende mahnitëse, të mësojnë nga kulturat e ndryshme, të punojnë kudo dhe kurdo që duan – me pak fjalë, ky për ata është vetë kuptimi i lirisë.
Por cili është realiteti i të jetuarit si një nomad digjital dhe sa e lehtë është të arrihet?
Nomadët digjital janë punonjës që nuk janë të detyruar ta bëjnë punën e tyre në një zyrë apo lokacion fiks.
Ata përdorin teknologji moderne për të punuar nga kafenetë, dhomat e hotelit, ambientet e përbashkëta, bibliotekat apo edhe thjesht nga shtëpitë e tyre.
Mjafton aksesi në WiFi dhe një laptop ose telefon dhe ata mund të jenë praktikisht kudo në botë, dhe të ofrojnë shërbimet e tyre për një punëdhënës apo klient.
Nuk ka vetëm një lloj nomadi digjital, në fakt llojet e punës që mund të bëhen ‘në distancë’ janë të shumta.
Disa njerëz zgjedhin ta bëjnë këtë mënyrë jetese duke mos lëvizur nga qyteti ku jetojnë, sepse ajo që ata kërkojnë është pikërisht ngrohtësia e shtëpisë.
Por disa të tjerë preferojnë të udhëtojnë, nga një shtet në tjetrin, ose të stacionohen në një shtet të huaj i cili nuk është vendi i tyre i lindjes. Shpesh ata zgjedhin vende me temperatura të ngrohta gjatë të gjithë vitit, apo shtete me shpenzime më të ulta nga metropolet nga ata vijnë.
Gama e zgjedhjeve është e gjerë.
Ata që e marrin literalisht fjalën ‘Nomad’ zgjedhin të mos jetojnë fare në një shtëpi fikse dhe janë vazhdimisht në udhëtim, duke punuar nga dhomat e hosteleve apo apartamentet Airbnb dhe qerat afat-shkurtra, duke fluturuar nga njëri shtet në tjetrin.
Për ta, kjo metodë pune i lejon që të financojnë udhëtimet e tyre së bashku me shpenzimet e ditës.
Në varësi të punës, shpesh ata kanë edhe mundësi të kursejnë shumë më tepër nga ç’do ta bënin duke jetuar në një shtëpi fikse.
Praktikisht, liria e plotë për të lëvizur dhe puna online është ajo që i përmbledh të gjitha llojet e të punuarit si nomad digjital.
Sigurisht ka shumë avantazhe kur vjen puna tek autonomia totale mbi vendodhjen. Në fund të fundit, në shumicën e punëve do të ishte me fat nëse merrje 3 javë pushime në vit.
1 – Kursen para duke jetuar në vende me kosto të ulët jetese
2 – Fleksibiliteti për të jetuar kudo që dëshiron
3 – Hedh mbrapa krahëve marrëdhënie pune toksike apo politikat e zyrës
4 – Përjetoni kultura të reja
6 – Mëso gjuhë të reja dhe aftësi të reja
8 – Vendos oraret e tua dhe merr pushim kur të duash!
9 – Kaloje dimrin në plazh dhe verën në mal!
Të punosh nga të duash e të marrësh pushime kur të duash do të ishte ëndërr për shumë njerëz! Por, sigurisht që ka edhe disavantazhe për sa i përket kësaj mënyre jetese dhe ka shumë nga ata që e bëjnë për një farë kohe, dhe i kthehen sërish ‘normalitetit’ edhe pse kjo nuk është e vërtetë për të gjithë!
1 – Nëse lëviz vazhdimisht, mund të bëhet rraskapitëse
2 – Nëse s’je i disiplinuar, produktiviteti mund të bie
3 – Shpesh nomadët digjital vuajnë nga vetmia
4 – Mungesa e stabilitetit është problem për shumëkënd
5 – Në raste të caktuara mund të hasesh me mungesë privatësie
6 – Pas disa kohësh, udhëtimi mund të bëhet i rëndomtë…
Shumë nomadë digjital vendosin të heqin dorë nga fjala ‘nomad’ por të vazhdojnë punën në distancë, më saktë duke punuar nga shtëpia dhe udhëtuar më pak.
Benefitet janë po të njëjtat, pasi oraret mund t’i vendosësh vetë dhe pushimet gjithashtu, por kjo i bashkohet avantazheve që vijnë nga të pasurit të një vendi fiks dhe një shtëpie afatgjatë!