Dy ditët e fundit mund ta keni dëgjuar shpesh termin “kompani offshore” për shkak të skandalit të “Pandora Paper”, ku janë zbuluar pasuritë e fshehura të figurave shumë të njohura në botë.
Por, çfarë është një kompani offshore?
Përkufizimi më i saktë i një kompanie të regjistruar offshore është që kjo kompani ka vendosur zyrën e saj qendrore, e cila shpesh është thjeshtë një adresë fiktive, në një vend ku efektivisht nuk ka aktivitet ekonomik.
Nëse një kompani është e regjistruar në Shqipëri pa pasur aktivitet ekonomik të dukshëm, pra, nuk ofron mallra apo shërbime, por krijon kompani apo degë në vende të tjera, atëherë kjo mund të quhet kompani offshore pavarësisht se Shqipëria nuk klasifikohet formalisht si parajsë fiskale.
Pse njerëzit i fshehin pasuritë në kompani offshore?
Ka disa arsye legjitime që njerëzit mund të duan të mbajnë para dhe pasuri në vende të ndryshme, përfshirë mbrojtjen nga sulmet kriminale ose mbrojtjen nga qeveritë e paqëndrueshme.
Edhe pse të kesh pasuri sekrete në kompani offshore nuk është e paligjshme në vetvete, duke përdorur një rrjet kompleks të kompanive sekrete për të lëvizur paratë dhe asetet janë mënyra e përsosur për të fshehur të ardhurat e kriminalitetit.
Boshllëqet në ligj gjithashtu u lejojnë njerëzve që të shmangin ligjërisht pagimin e disa taksave duke i transferuar paratë e tyre ose duke krijuar kompani në këto vende, ndonjëherë të quajtura parajsa fiskale. Edhe pse nuk është ilegale, shpesh shihet si joetike./albeu.com