Çfarë i tha Jozi-Gjestit në momentin e daljes nga shtëpia?

Joz Marku është përjashtuar nga Big Brother VIP Albania 4 pas një deklarate të rëndë që bëri ndaj Gjestit, duke e quajtur “kopil shkine”. Kjo deklaratë ofenduese ka shkaktuar reagime të forta dhe ka çuar në vendimin e produksionit për ta larguar këngëtarin nga gara.

Vëllai i Madh theksoi se një sjellje e tillë nuk do të tolerohej dhe Jozefini u njoftua për përjashtimin e tij. Ndërkohë që po përshëndetej me banorët, Joz Marku nuk hezitoi t’i drejtohej sërish Gjestit me një tjetër deklaratë të pahijshme, duke i thënë: “Ti nuk ke gjak shqiptari”. Ky akt ka thelluar tensionet brenda shtëpisë dhe ka sjellë përjashtimin e tij të menjëhershëm.

Dalja e Jozit ka trishtuar disa nga banorët, veçanërisht Valbonën dhe Loredanën, të cilët kalonin më shumë kohë me të. Ky vendim i produksionit ka dërguar një mesazh të fortë kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, duke treguar se Big Brother VIP Albania nuk do të tolerojë sjellje të tilla në program.


Shtuar 5.02.2025 14:11

Tags: ,