Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar prerë se nuk do të tërhiqet nga vendimi për tu bërë pjesë e Parlamentit të ri në muajin shtator. Në një intervistë për OraNews, Berisha tha se nuk e ka pyetur fare kryedemokratin Lulzim Basha dhe se as ky i fundit nuk i ka thënë asgjë.
Beisha shtoi se vendimi i tij është ai që kanë vendosur qytetarët që e kanë votuar, të futet në Parlament, pavarësisht se ishte vetë ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ajo që kërkoi të kundërtën e kësaj gjëje, sot.
“Unë as nuk e kam pyetur dhe as nuk më tha asgjë Basha. Nuk e pyeta. Drejtimi im dihet, do të jetë ai që kanë zgjedhur qytetarët shqiptarë (nënkupton futjen në Parlament),”_ tha Berisha. /oranews